Wenger mund të bëhet trajner te Zvicra

Wenger mund të bëhet trajner te Zvicra

Ish-trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger, mund të vihet në krye të shtabit teknik zviceran.

71 vjeçari nuk ka drejtuar asnjë skuadër që pas largimit nga Londra dhe shumë lehtë mund të bindet që të marr drejtimin e Zvicrës, sipas gazetës zvicerane “Blick”.

Vladimir Petkovic u largua nga Zvicra për ta vazhduar karrierën në Ligue 1 në drejtimin e skuadrës së Bordoeaux.

Te Zvicra francezi do ta gjente Granit Xhakën me të cilin ka punuar te Arsenal.