Drejtori ekipit olimpik gjerman përjashtohet nga Tokio për racizëm

Drejtori ekipit olimpik gjerman përjashtohet nga Tokio për racizëm

Drejtori i ekipit olimpik të çiklizmit gjerman, Patrick Moster, është dërguar në shtëpi nga Lojërat Olimpike të Tokios, pasi u dëgjua duke bërë fyerje raciste gjatë garës së çiklizmit të meshkujve të mërkurën.

Moster u dëgjua duke i bërtitur çiklistit të vet Nikias Arndt: “Zëri çiklistët deve! Zëri çiklistët deve! Jepi!” i cili po bënte përpjekje për t’i zënë rivalët nga Algjeria dhe Eritrea, transmeton Express.

Megjithëse Moster kërkoi falje më vonë, ekipi olimpik gjerman njoftoi të enjten se ai do të dërgohej në shtëpi, pas një takimit të mbajtur rreth komenteve të tij dhe pasojave me të cilat do të përballet ekipi i tyre.

“Ne jemi të bindur se kërkimfalja e tij publike, për komentet raciste që i bëri dje, ishte e sinqertë”, tha presidenti i DOSB dhe lideri i delegacionit gjerman në Tokio, Alfons Hormann.

“Me ato komente, Moster i shkeli vlerat olimpike. Ndershmëria, respekti dhe toleranca janë të panegociueshme për ekipin gjerman”, shtoi ai.

Çiklisti algjerian Azzedine Lagab, njëri prej çiklistëve që Arndt po i ndiqte, reagoi në Twitter: “Epo, në Olimpiadë nuk ka garë me deve. Prandaj edhe erdha këtu për të bërë garë në çiklizëm. Të paktën unë isha në Tokio 2020”.

Arndt ka thënë se ishte tronditur nga gjuha e drejtorit të vet dhe e kritikoi atë duke i quajtur të papranueshme komentet e tij.