Drita bën paraqitje mbresëlënëse po eliminohet nga Feyenoord

Drita bën paraqitje mbresëlënëse po eliminohet nga Feyenoord

Drita e Gjilanit ka bërë një superparaqitje në Roterdam kundër Feyenoord, por megjithatë është mposhtur.

Ndeshja ka përfunduar 3-2 për ekipin holandez. 

Drita ka arritur ta përmbysë rezultatin në 2-1 çka me një rezultat të tillë është mbyllur edhe pjesa e parë.

Fillimisht për Feyenoordin realizoi Til në min e 7’.

Por skuadra e Dritës reagoi shpejt në min e 12’ me golin e Marko Simonovskit.

Kater minuta më vonë realizoi Astrit Fazliu në min e 16′. 

Holandezët e kanë barazuar rezultatin sërish përmes Til në minutën e 68-të. Kur është dukur se ndeshja do të shkojë në vazhdime ka dalur në skenë edhe një herë Til, duke fundosur shpresat e Dritës.