Trajneri i Feyenoordit pas fitores ndaj Dritës përmend fatin e tifozët

Trajneri i Feyenoordit pas fitores ndaj Dritës përmend fatin e tifozët

Trajneri i Feyenoordit, Arne Slot ka folur pas fitores së vështirë ndaj Dritës në kuadër të ndeshjes kthyese të raundit të dytë të Ligës së Konferencës.

Gjiganti holandez fito mezi ndaj Dritës me rezultat 3-2 falë një goli që erdhi në minutat shtesë, për të siguruar kualifikimin në raundin e tretë.

Megjithatë, Slot ndihet i lumtur me kualifikimin, teksa foli pas ndeshjes për lojën e ekipit të tij, transmeton Telegraf.

“Sigurisht që nuk ishte një lojë e mërzitshme”, ka thënë fillimisht trajneri holandez me një ndjenjë nënvlerësimi.

“Pothuajse çdo sulm nga Drita çoi në një mundësi”, shtoi Slot, duke mbrojtur Leroy Ferin, kapitenin që bëri një gabim para golit të dytë të Dritës.

“Unë jam ai që e vendosi atë si një qendërmbrojtës, një pozicion që ai nuk e luajti kurrë deri disa javë më parë. Ne vështirë se kemi ndonjë opsion tjetër aty”.

“Faktori i fatit dhe tifozët tanë fantastik ishin vendimtar sonte”.

“Portieri ynë vërtet na nderoi sonte. Dhe sigurisht më duhet të përmend Guus Til, megjithëse i gjithë ekipi meriton një kompliment për mënyrën se si ata vazhduan të luftojnë për fitoren”, përfundoi Slot.