Hapja e llogarive në emër të xhudisteve, KOK paralajmëron padi

Hapja e llogarive në emër të xhudisteve, KOK paralajmëron padi

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, kanë pranuar me shqetësim hapjen e llogarive me emër të tyre në rrjetet sociale, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.

Aty është paralajmëruar padi për keqpërdoruesit. 

NJOFTIM

Kampionet olimpike nga Tokyo 2020, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, kanë pranuar me shqetësim hapjen e llogarive me emër të tyre në rrjetet sociale.

Komiteti Olimpik i Kosovës ju njofton se asnjëra nga kampionet olimpike, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova nuk kanë llogari në Facebook dhe Instagram.

KOK njëkohësisht ua bënë me dije të gjithë atyre që për përfitime të ndryshme, po e keqpërdorin emrin e kampioneve olimpike, duke dhënë edhe intervista për media të ndryshme, se do të ngrejë padi për keqpërdorim të imazhit të xhudisteve tona.