Ernest Gjoka s`është më trajner i Shkëndijës

Ernest Gjoka s`është më trajner i Shkëndijës

Shkëndija e Tetovës nuk e ka më trajner Ernest Gjokën. Klubi ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Shkëndija nuk ia ka dalë që tëmbetet pjesë e Conference Legue. 

Njoftimi: 

Tekniku tiranas nuk është më shef i stafit teknik i kuqezinjëve, pasi me marrëveshje të dyanshme ndërpritet bashkëpunimi.

KF Shkëndija komunikon ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ernest Gjoka. Kryesia dhe tekniku tiranas me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur se ndarja në këtë moment është në interes të të dyja palëve.

F Shkëndija me këtë rast falemenderon Ernest Gjokën dhe ndihmësin e tij Fatjon Tafaj për kontributin e dhënë në periudhën që ishin pjesë e kuqezinjëve, duke drejtuar skuadrën drejt titullit kampion i vendit në sezonin garues 2020/2021. 

Familja kuqezi u uron shëndet dhe gjitha të mirat në të ardhmen.

Ditëve në vazhdim klubi do të vendos për trajnerin e ri të cilit do t’i besohet pankina për sezonin 2021/2022.