Garimi në 50 metra stil i lirë, Nikol Merizaj e treta në baterinë e saj

Garimi në 50 metra stil i lirë, Nikol Merizaj e treta në baterinë e saj

Nikol Merizaj ka përfunduar garimin e saj në garën e 50 metrave, stili i lirë. Notarja shqiptare ishte pjesë e baterisë së gjashtë.

22-vjeçarja kreu një garë pozitive, të cilën e mbylli në vend të tretë, por nuk ia doli të kualifikohej në raundin final, transmeton "albeu".

Merizaj regjistroi kohën 26 sekonda e 21 të qindat në 50 metra stil i lirë.