Djokovic dështon në Lojërat Olimpike

Djokovic dështon në Lojërat Olimpike

S’ka medalje të artë për Novak Djokovic as në çifte të përziera. Nina Stojanovic dhe Djokovic u munden në gjysmëfinale nga dyshja ruse, Aslan Karatsev dhe Elena Vesnina.

Lojërat Olimpike nuk kanë shkuar aspak sic ka dashur Novak Djokovic.

Para startit të Lojërave Olimpike në Tokio 2020, ai kishte premtuar që kësaj radhe do t’ia dalë të fitoë të artën, pasi kishte gabuar në Rio 2016, transmeton GE.

Por, Djokovic dështoi në gjysmëfinale, duke humbur nga Alexander Zverev 2-1.

Shansi tjetër për të artë ishte në çifte të përziera.

Bashkë me Nina Stojanovic, Djokovic luftoi kundër dyshes ruse, Aslan Karatsev dhe Elena Vesnina.

Por as këtu Djokovic nuk ia doli, pasi dyshja serbe humbi 2-0 në gjysmëfinale, duke mbetur kështu pa medaljen e shumë kërkuar nga ai dhe e gjithë Serbia, të artën.