Bardhi Rexha largohet nga KB Rahoveci

Bardhi Rexha largohet nga KB Rahoveci

Baskebollisti kosovar, Bardhi Rexha ka njoftuar për largimin e tij nga KB Rahoveci.

Rexha deklaroi se arsyeja e largimit nga Rahoveci ishte se klubi nuk e përfshinte atë në projektin e ri dhe se si lojtar i lirë ai do të jetë më i lirë të zgjedh projektin që i konvenon më së miri për tu zhvilluar edhe më tej në karrierën e tij.

NJOFTIMI:

Të dashur tifozë dhe qytetarë të Rahovecit,

I nderuar komunitet i basketbollit,

Deri tani gjatë karrierës time kam pasur një rrugëtim që pa përkrahjen tuaj nuk do të isha këtu ku jam sot.

Gjatë kësaj vere jam përgatitur intensivisht. Isha pjesë e Kosovës 3x3 me shokët e mi, ku ishim krenarë që në Rumani të përfaqësojmë vendin tonë në garën 3x3.

Por, tash është koha që të ndahem nga shokët e mi, me të cilët jam rritur dhe jam zhvilluar si lojtar në Rahovec, me të cilët kam ndarë momente të këqija, ashtu sikurse edhe momente të mira siç ishte titulli i kampionit U18.

Dua të ju njoftoj se kam vendosur të marrë rrugëtim të ri në karrierën time. Arsyeja e këtij vendimi është sepse projekti basketbollistik i KB Rahovecit për sezonin 2021/2022 nuk më përfshin mua.

E vetmja gjë që jam i interesuar është basketbolli dhe vetëm basketbolli. Andaj si lojtar I LIRË, konfirmoj se do të zgjedh projektin basketbollistik më ideal për mua që të zhvillohem si lojtar ashtu siç kam ëndërruar gjithmonë t'i bëj krenarë të gjithë.

Familje, shoqëri dhe Rahovec – ju dua shumë.

Ju premtoj se do të takohemi sërish...