Krasniqi takohet me sekretaren e ANOC

Krasniqi takohet me sekretaren e ANOC

Sekretarja e përgjithshme e Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC) Gunilla Lindberg ka zhvilluar sot një takim me presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqin.

I pranishëm në këtë takim me presidentin Krasniqi ishte edhe këshilltari i tij Besim Aliti.

Sekretarja Lindberg ka shfrytëzuar rastin që përmes këtij takimi të uroj presidentin Krasniqi për dy medaljet e arta olimpike të fituara nga xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Presidenti Krasniqi e ka falënderuar sekretaren Lindberg për përkrahjen e vazhdueshme të ANOC-ut dhe bashkëpunimin e tyre me Kosovën.

Takimi i mbajt në ambientet e ANOC-ut në Tokio, ku temë diskutimi ishte edhe bashkëpunimi dhe përkrahja e ANOC-ut ndaj Kosovës në të ardhmen për projekte të ndryshme.