​Talenti 16 vjeçar i Ajax vdes në aksident trafiku

​Talenti 16 vjeçar i Ajax vdes në aksident trafiku

Klubi holandez Ajax e ka konfirmuar që lojtari i grup-moshave të reja Noah Gesser ka ndërruar sot jetë në një aksident me veturë në moshën 16 vjeçare.

Gesser, i cili iu bashkua gjigantit holandez para tre vitesh, ishte në planet e grup-moshave U17 për sezonin e ardhshëm 2021/22.

Një minutë heshtje do të mbahet para ndeshjeve të Ajax 1 dhe Jong Ajax të shtunën, ku edhe flamuri do të zbritet në gjysmështizë para stadiumit.

“Ajax ka marrë sot lajmin e hidhur që Noah Gesser ka ndërruar jetë. 16 vjeçari i cili ishte pjesë e akademisë ndërroi jetë në një aksident me veturë me vëllaun e tij të premten mbrëma”, shkruante në faqen zyrtare të klubit të Ajax.

“Të gjithë në Ajax janë tejet të prekur nga kjo tragjedi. Klubi shpreh ngushëllimet më të sinqerta drejt familjes së Gesser, dhe i dëshiron forcë që ta kalojnë këtë dhimbje të tmerrshme”, shkruante më tej.