Regjimi i Lukashenkos tenton ta arrestojë atleten Krystsina Tsymanouskaya
Udhëheqja e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya ka njoftuar se pushteti i Aleksandar Lukashenkos ka tentuar ta rrëmbejë atleten Krystsina Tsymanouskaya.
Sipas Tsikhanouskayas, tentativa për arrestimin e saj vjen pas kidnapimit të gazetarit Raman Pratasevich dhe të dashurës së tij, Sofya Sapagea.
"Rrëmbimi i aeroplanit të Ryanair nga regjimi ishte vetëm fillimi i terrorit ndërkombëtar të [Aleksandar] Lukashenkas. Ata rrëmbyen [Raman] Pratasevich dhe [Sofya] Sapega, duke u përpjekur ta rrëmbejnë atleten Bjelloruse Krystsina Tsymanouskaya. I bëj thirrje autoriteteve dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar të ofrojnë siguri për të gjithë atletët bjellorusë", shkruan Tsikhanouskayas në Twitter.

https://twitter.com/Tsihanouskaya/status/1421934362585669636
Gjithashtu, ajo bënë thirrje për nisjen e një hetimi lidhur me përpjekjen e Bjellorusisë për ta rrëmbyer sportisten Tsymanouskaya.
"I bëj thirrje Komitetit Olimpik Ndërkombëtar të fillojë një hetim mbi menaxhimin e Komitetit Olimpik të Bjellorusisë. Për më tepër, ne do të punojmë për shtimin e atyre që janë përfshirë në përpjekjen për të rrëmbyer Krystsina Tsymanouskaya në listën e sanksioneve dhe për të ofruar më shumë mbështetje ndërkombëtare për bjellorusët e shtypur", thotë ajo.

https://twitter.com/BelarusInSweden/status/1422098749015445507
Nga njoftimet e fundit, Tsymanouskaya ka aplikuar për azil politik në Poloni.
"Krystsina Tsymanouskaya ka aplikuar për azil politik në Poloni dhe tashmë është rrugës për atje. Përfaqësuesit e Polonisë premtuan se Tsmanouskaya do të jetë në gjendje të vazhdojë karrierën e saj sportive", thuhet në njoftim.
Kujtojmë se muaj më parë, gazetari Pratasevich ishte rrëmbyer në Minsk, pasi aeroplani i Rynair u detyrua të bëjë një aterim të detyrueshëm.























