Tentogou i siguron medealjen e artë Greqisë në kërcim së gjati
BKT
Sport

Tentogou i siguron medealjen e artë Greqisë në kërcim së gjati

Në sesionin e paradites së atletikës në Lojërat Olimpike, Miltiadis Tentogou fitoi medaljen e artë për Greqinë në kërcimin së gjati.

Greku i rrëmbeu arin kubanezit Juan Miguel Echeveria, pasi kërceu 8.41 metra në provën e tij finale, po aq sa edhe kubanezi, por fiton medaljen e artë pasi kërcimi i tij i dytë më i mirë ishte 8.15 metra, ndërsa ai i Echeverias, 8.09 metra. Në këtë mënyrë, kubanezit iu desh të kënaqej me medaljen e argjendit, ndërsa bashkëatdhetari i tij Maykel Masso, mori medaljen e bronzit, me 8.21 metra.

Jasmine Camacho-Quinn fitoi garën e femrave 100 metra me pengesa në Tokio, duke u bërë e dyta atlete në histori nga Porto Riko që fiton një medalje të artë olimpike. 24-vjeçarja ndali kronometrin në kohën 12.37 sekonda në stadiumin olimpik të Tokios, e ndjekur nga atletja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kendra Harrison. Në një luftë të fortë për medaljen e argjendit, numri dy arriti në finish me 12.52 sekonda vetëm 3 të qindtat e sekondës përpara xhamajkanes Megan Tapper, e cila fitoi medaljen e bronzit.

Skuadra e femrave të Indisë shokoi Australinë 1-0 për të avancuar në gjysmëfinalet e hokejit në fushë në “Tokio 2020”. India mori kryesimin falë Gurjit Kaur në periodën e dytë, dhe më pas treguan aftësi të jashtëzakonshme mbrojtëse për të menaxhuar rezultatin përballë vajzave të Australisë.

Greysa Polii dhe Apriyani Rahayu të Indonezisë befasuan 2-0 kinezet Chen Qing dhe Jia Yi Fan, për të fituar medaljen e artë në badminngton çift për femra. Indonezianet fituan setin e parë 21-19 dhe të dytin 21-15 përballë skuadrës kineze që vinte si favorite absolute. Ndeshja kishte shumë emocione me të dyja skuadrat që dhanë maksimumin e tyre, me britma për çdo pikë nga të dyja skuadrat dhe diskutim kur ndërroheshin gjuajtjet teksa në një moment Piiii doli ajshtë fushe, pasi theu raketën, mori një të re dhe vazhdoi luftën për një pikë të cilën Indonezia e fitoi. Kjo ndeshje konfirmon vësvhtirësitë që po has Kina në garën dyshe për femra, pas vitesh të tëra dominimi. Skuadra kineze u mund përballë një çifti japonezesh në “Rio 2016”, teksa para atyre lojërëve kishte fituar pesë medalje të arta radhazi në këtë disiplinë.

Më herët, Kim So-yeong dhe Kong Hee-yong, fituan medaljen e bronztë në ndeshjet çift për femra, pasi mposhtën bashkatdhetaret e tyre nga Koreja e Jugut, Lee So-hee dhe Shin Seung-chan 2-0.

Koreja e Jugut fitoi ndaj Izraelit 11-1 për të arritur gjysmëfinalet e turneut të bejzbollit në Lojërat Olimpike të Tokios. Izraeli surprizues, që fitoi ndeshjen e tij të parë absolute në bejzboll në një Olimpiadë të dielën, kur mposhti Meksikën, tani përballet në një sfidë për t’u fituar ose për t’u kthyer në shtëpi me Republikën Dominikane, këtë të martë.

Gjimnastja amerikane, Jade Carey, fitoi medaljen e artë në ushtrimet e lira. 21-vjeçarja nga Arizona u rikthye fuqishëm pas një pengimi që pësoi në garat e së dielës, për të marrë vendin e parë në ushtrimet e lira me 14.366 pikë. Kjo medalje është e pesta e fituar nga skuadra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në gjimnastikën e femrave, edhe pse ylli i tyre, Simone Biles, ka mbetur jashtë 4 finaleve, pasi i duhet të fokusohet te problemet me shëndetin mendor dhe depresionin.

Italiania Vanessa Ferrari, që kishte dalë e katërta si në Lojërat e 2012 edhe në ato të 2016, këtë herë fitoi medaljen e argjendtë. Performanca dramatike e 30-vjeçares u shoqërua më ulërima në qendrën e gjimnastikës në Ariake. Ndërkohë, Angelina Melnikova, që përfaqëson Komitetin Olimpik Rus, dhe Mai Murakami e Japonisë përfunduan në barazim për medaljen e bronztë me rezultatin 14.166. Të dyja gjimnastet patën të njëjtën shkallë vështirësië dhe po ashtu rezultat ekzekutimi në paraqitjen e tyre.

Zhang Changhong vendosi një rekord botëror në qitjen me pushkë 3 pozicionale nga 25 metra, duke i mohuar medaljen e artë rusit Sergey Kamensikiy për të dytën olimpiadë radhazi. 21-vjeçari Zhang përfundoi garimin me 466 pikë, duke thyer rekordin prej 465.3 pikësh të vendosur nga bashkatdhetari i tij, Yang Hoaran, në vitin 2018. Kamienskiy-t, që humbi medaljen e artë në 2016 në Rio, duke përfunduar me vetëm 0.3 pikë pas italianit Campriani, edhe këtë herë iu desh të kënaqej me argjendin me 464.2 pikë, ndërsa serbi Milenko Sebic fitoi medaljen e bronztë, pasi kishte përfunduar i 11-ti në Rio.

Liy Yang i Kinës kaloi shokun e tij të skuadrës, You Hao për të fituar arin në unazë. 26-vjeçari realizoi një paraqitje spektakolare për të arritur rezultatin 15 500 pikë, duke lënë pas me You, që mblodhi 15.300 pikë. Ekzekutimi për vlerësimin me 9 nga juria për Liy ishte më i lartë i të 8 meshkujve në një finale të fortë të këtij eventi. Ky triumf ishte njëfarë revanshi për Liun, që kishte përfunduar i katërti në Rio De Janeiro, pesë vjet më parë. Ai kishte fituar medaljen e artë në botërorin e 2014, por nuk kishte arritur kurrë më shumë se vendi i tretë në ndonjë event tjetër madhor, që nga ajo kohë.

Kampioni olimpik në fuqi, greku Elftherios Petrounias, mori medaljen e bronztë. 30-vjeçari helen, pesë herë kampion bote, nuk kishte siguruar madje as vendin në Tokio, derisa fitoi një event botëror qershorin e kaluar. Samir Ait Said i Francës, që kishte thyer këmbën kur garoi në Olimpiadën e 2016, u rendit në vendin e katërt.

Wang Zhouy fitoi medaljen e 6-të të artë olimpike për Kinën në peshëngritje në Tokio me një fitore bindëse në kategorinë deri 87 kilogram. Wang ngriti 120 kilogram në shkëputje dhe 150 kilogramë në shtytje për një total prej 270 kilogramësh në dygarësh. Tamara Salazar fitoi medaljen e argjendit për Ekuadorin me 263 kilogram në total, duke u bërë medalistja e dytë olimpike e të gjitha kohërave për Ekuadorin, vetëm një ditë pasi Neisi Dajomes u bë e para me një medalje të artë në kategorinë deri 76 kilogram. Crismery Santana mori medaljen e bronztë me 256 kilogram për Republikën Domenikane.

Jean Quiquampoix i Francës fitoi medaljen e artë për Francën, duke barazuar rekordin olimpik për të fituar në garën qitje e shpejtë me pistoletë zjarr në Lojërat e Tokios. Quiquampoix, që kishte fituar medaljen e argjendit në Rio, këtë herë nuk la vend për dyshime në poligonin e Asakas, duke goditur 34 nga 40 shënjestra për të mposhtur kubanezin Leuris Pupo me pesë goditje. Anëtari 25-vjeçar i Forcave të Armatosura të Francës barazon rekordin olimpik që Pupo kishte vendosur duke fituar arin në Lojërat e 2012 në Londër. Kinezi Lie Yehong fitoi medaljen e bronztë për të dytën Olimpiadë radhazi.