21:50 / 02.08.2021
Krasniqi: Kosova u bë temë në Tokio
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka thënë se se suksesi i xhudistëve e ka bërë Kosovën temë në Tokio.
“Kosova me tri medalje te arta. Per mua eshte kenaqesi e veçantë dhe privilegj t’i prijë një ekipi të tille qe na beri krenar gjithe shqiptarine. Kosova ne Tokyo ka QENE teme e diskutimit nga gjithe bota. Kosoves atje iu shtua nje emer: Kosova e arte. Jemi ndi krenar. Falenderojme Majlinda Kelmendin qe e ka hap deren per sportistet e kosoves dhe u ka tregu qe nese punojne mund te arrijne shume”, ka thene ai.























