16:08 / 03.08.2021
Avdyli rikthehet në shtëpi: Ëndërr e realizuar
Florent Avdyli ishte pjesë e Teutës në tre sezonet e fundit. Mesfushori nga Prishtina fitoi titullin, Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë me ekipin durrsak, me të cilin u nda më 1 korrik.
28-vjeçar është rikthyer në Kosovë, aty ku më parë ka luajtur me Hajvalinë, Fushë Kosovën, KF Trepça, Feronikelin dhe Lirinë e Prizrenit.
Avdyli është lojtari më i ri i Prishtinës. Rikthim në shtëpi për lojtarit e mesit të fushës, i cili ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me kampionët e Kosovës.
“Mirë se vjen Florent. Avdyli rikthehet nga Shqipëria në futbollin tonë, gjithashtu edhe tek Prishtina, pas përvojës së mëhershme dy vjeçare si junior i skuadrës tonë.























