22:42 / 04.08.2021
Liverpool rinovon deri në 2027-ën me Alisson
Vazhdojnë rinovimet e kontratave te Liverpooli. Pas mesfushorit Fabinho dhe mbrojtësit Trent Alexander-Arnold, lojtari i radhës që ka zgjatur zyrtarisht bashkëpunimin me The Reds ka qenë portieri Alisson Becker.
Siç transmeton Indeksonline, Liverpooli beson shumë te gardiani brazilian për të cilin shpenzoi 62,5 milionë euro për ta blerë nga Roma në korrik të vitit 2018-të dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit nga Anfield Road ja kanë zgjatur edhe me 6 vite të tjera kontratën portierit 28-vjeçar.























