12:16 / 05.08.2021
Përballja e dytë, Dardanët kundër Moldavisë
Kosova U18 në konkurrencën e meshkujve pas fitores ndaj Shqipërisë me rezultat 85:62 sot do të përballet me Moldavinë.
Ndeshja do të zhvillohet në Tiranë nga ora 19:00. Me ndeshjen Moldavia-Kosova do të mbyllet faza e grupeve.
Dardanët zhvilluan një lojë shumë të mirë përballë kuqezinjve dhe kanë bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales, megjithatë kërkojnë fitoren kundër Moldavisë për të siguruar vendin e parë në grup.
Dy vendet e para kualifikohen në gjysmëfinale, kurse vendi i tretë luan për pozitat 5-7.
Synimi i Kosovës U18 është që të paktën të arrijë deri në finale të kësaj gare që po zhvillohet në kryeqytetin shqiptar.























