21:30 / 05.08.2021
Laçi mposhtet nga Anderlecht
Anderlechti belg i fortë për Laçin. E ka mposhtur 3-0 në raundin e tretë të Conference League.
Në minutën e 26-të Laçi do ta pranojë golin e parë, kur një goditje këndi është devijuar nga Delcroix, duke përfunduar në rrjetë. Një goditje tjetër këndi është shfrytëzuar nga Hoedt, i cili nuk ka falur me kokë për 2-0 që ka mbyllur edhe pjesën e parë. Minuta e 60-të e takimit ka sjellë dhe golin e tretë për belgët, kur Refaelo me një gjyajtje nga distanca ka shtangur portierin Sherri.
Ndeshja e kthimit është pas një jave në Belgjikë.























