Messi përjashton mundësinë e transferimit në Amerikë
BKT
Sport

Messi përjashton mundësinë e transferimit në Amerikë

Një transferim i Lionel Messit në Ligën Amerikane MLS si lojtar i lirë nuk do të mund ta shohim, pasi kjo nuk është në planet e yllit argjentinas që dëshiron të vazhdojë të ardhmen e tij në Evropë.

Spekulohej se legjenda e “Blaugranëve” kishte shprehur interesim që të transferohet në Amerikë në një periudhë prej dy vitesh, respektivisht në fund të sezonit 2022/23, raporton “Marca”.

Por me afrimin e Kupës së Botës “Katar 2022”, ylli argjentinas thuhet se është në kërkim të një klubi me emër të madh që i përshtatet ambicieve të tij.

Dy skuadrat që kanë shprehur interesimin më serioz për të siguruar shërbimet e Messit janë kampioni i Premier Ligës angleze Manchester City dhe gjiganti francez Paris Saint-Germain.