Belotti zëvendësues i mundshëm i Lukakut te Inter
BKT
Sport

Belotti zëvendësues i mundshëm i Lukakut te Inter

Sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti, mund të transferohet tek Interi gjatë kësaj vere.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit po e shohin sulmuesin si zëvendësues ideal i Romelu Lukakut që pritet të shitet te Chelsea, transmeton "albeu".

Madje klubi italian thuhet se ka gati ofertën për sulmuesin 27-vjeçar.

Për Belottin interesim ka shprehur edhe Atalanta.