Messi e nis konferencën lamtumirëse me lot në sy
BKT
Sport

Messi e nis konferencën lamtumirëse me lot në sy

Ka filluar konferenca lamtumirëse lamtumirëse e Messit në Camp Nou.

Me të hyrë në salln e konferencës, Messi filloi të qante. 

Gjatë fjalimit të tij disa herë është ndërprerë pasi lotët nuk ndaleshin në një ndarje siç e ka cilësuar ai të papritur dhe të paparamenduar. "Kurrë s’e kam menduar se do të vijë kjo ditë", ka thënë ai.

Ai nuk e ka fshehur mërzinë e tij. 

“Ishte punë e kryer deri në momentin kur La Liga hapi telashe. Është siç ka thënë Laporta. Bëra gjithçka që munda për të qëndruar. Vitin e kaluar nuk doja të rrija, por këtë vit dëshira ishte, por mundësia jo. Është momenti më i vështirë në karrierën time. Nuk ka kthim prapa. Fundi është këtu”, ka thënë Messi.

“Jam i mërzitur sepse po largohem kur nuk e prisja. Barca është klub i madh. Lojtarë tjerë do të vijnë. Siç tha Laporta, klubi ka rëndësi më shumë sesa një lojtar. Do të jetë vështirë, por njerëzit do të mësohen”, shtoi ikona argjentinase.

Messi ka falënderuar klubin, bashkëlojtarët, të gjithë fansat dhe botën e futbollit. Ai pritet të transferohet në Paris Saint Germain ditët në vazhdim. Gjatë fjalës së tij nuk e ka mohuar. “PSG është një mundësi, por asgjë nuk është vendosur ende. Kam marrë shumë telefonata pas komunikatës zyrtare të klubit” – u shpreh Messi.