Messi mezi largohet nga Camp Nou pas konferencës emocionale
BKT
Sport

Messi mezi largohet nga Camp Nou pas konferencës emocionale

Lionel Messi është përshëndetur nga shumë tifozë të tij pas konferencës emocionale për shtyp që e mbajti në Camp Nou të dielën.

Tifozët i kanë duartrokitur futbollistit të madh, ndërsa kanë bllokuar rrugën derisa ai po largohej me veturë, transmeton "albeu".

Sipas mediave të huaja, tifozët janë munduar të bllokojnë rrugën për të mos e lënë Messin të largohet nga stadiumi i Barcelonës, klub në të cilin ka bërë histori.

Tifozët kanë thirrur emrin e Messit, ndërsa ai ka pritur me durim në veturë.