Arb Manaj kompleton huazimin te Banirmanspor
BKT
Sport

Arb Manaj kompleton huazimin te Banirmanspor

Klubi turk, Royal Hastanesi Banirmanspor ka kompletuar huazimin e sulmuesit Arb Manaj nga Keçiorengucu.

Ylli kosovar shkëlqeu edicionin e kaluar, derisa tani ka kompletuar kalimin te rivali.

Manaj edicionin e fundit shënoi 12 gola dhe dhuroi 12 asitime, derisa tani do provojë vetën te Banirmanspor.

“E verifikuar

Mirësevini Arb Manaj! Një marrëveshje huazimi 1-vjeçare u nënshkrua me Keçiörengücü për Arb Manaj, i cili realizoi 12 gola dhe 2 asistime në zonën e sulmuesve në Ligën e Parë TFF sezonin e kaluar.

23 korrik 1998 (23)

Kosova (4 Ndeshje, 1 Gol)

Qendër-Përpara

Games 81 lojëra, 37 gola, 3 asistime”, shkroi klubi në Instagram.

Mbetet të shihet nëse Manaj do t’i ndihmojë skuadrës të re të kalojë në Superligën e Turqisë.