PSG shet 10 lojtarë për transferimin e Messit
BKT
Sport

PSG shet 10 lojtarë për transferimin e Messit

PSG është i hapur të dëgjojë oferta për 10 lojtarë që të financojnë transferimin e Lionel Messit.

Ish ylli i Barcelonës është pranë të nënshkruajë me gjigantin katalunas, pasi u largua nga “Camp Nou” pas 21 viteve.

Detajet e fundit të kontratës të Messit ende nuk janë nënshkruar, por pritet që brenda javës të kompletohet gjithçka.

Sidoqoftë, paga e Messit mbetet shumë e lartë prej 34 milionë euro për sezon dhe Athletic, raporton se PSG-ja është e hapur për shitjen ose huazimin e 10 lojtarëve.

Lojtarët si Rafinha, Abdou Diallo, Idrissa Gueye dhe Thilo Kehrer janë gjithashtu në listë, derisa Ander Herrera dhe Mauro Icardi kanë shprehur dëshirën për të qëndruar.

Kontrata e Kylian Mbappe gjithashtu skadon pas 12 muajve, por PSG shpreson që arritja e Messit ta bind për të rinovuar kontratën.