PSG: Kundër Strasbourgut, “Parc des Princes” me kapacitet të plotë
BKT
Sport

PSG: Kundër Strasbourgut, “Parc des Princes” me kapacitet të plotë

Paris Saint-Germain ka njoftuar se do ta luajë ndeshjen e parë të sezonit në “Parc des Princes” të mbushur me 100% të kapacitetit.

47 900 spektatorë priten të jenë në shkallët e impiantin parizien të shtunën, më 14 gusht, kundër Strasburgut.

Policia i konfirmoi klubit heqjen e kufizimeve për këtë ndeshje, e vlefshme për javën e dytë të Ligue 1. Takimi i fundit në këtë stadium pas kufizim të pranisë së publikut daton më 26 shkurt 2020, kundër Dijon. Që atëherë, pandemia e Koronavirusit ka bërë që autoritetet të urdhërojnë mbylljen e plotë ose të pjesshme (kishte një kufi 5 000 spektatorësh në fillim të sezonit të kaluar) të stadiumeve.

“Ne kemi qenë duke pritur për këtë moment për 18 muaj,” – tha Nicolas Arndt, zyrtar i PSG-së sa i përket organizimit të ndeshjeve.

“Klubi ka njoftuar se të gjitha vendet për takimet me Strasburgun dhe Clermont (12 shtator) janë rezervuar.  Tifozët u kthyen në tribunat e Ligue 1 fundjavën e kaluar, duke paraqitur në sportel lejen shëndetësore. Gjithashtu për të hyrë në “Parc des Princes” tifozët do të duhet të tregojnë certifikatën e vaksinimit, një test negativ të bërë në 48 orët e fundit ose një certifikatë shërimi nga Covid-19.