11:13 / 10.08.2021
Zyrtare, Chelsea e huazon Broja tek rivali i Premierligës
Chelsea ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Southamptonin për huazimin e sulmuesit shqiptar Armando Broja për sezonin 2021/22
Sezonin e kaluar Broja luajti për Vitessen ku shënoi 11 gola në 34 paraqitje dhe si rezultat i kësaj Chelsea e blindoi me një kontratë pesë vjeçare në “Stamford Bridge”.
Broja u vlerësua si njëri nga adoleshentët me rezultatin më të mirë në Evropë. Ai ishte pjesë e skuadrës së para në përgatitjet parasezonle nën urdhrat e trajnerit Thomas Tuchel, duke shënuar kundër Peterboroughit United dhe Bournemouthi..
Sulmuesi tani i bashkohet “shenjtorëve”, të cilët përfunduan në vendin e 15 -të sezonin e kaluar nën drejtimin e Ralph Hassenhuttl. Ata e nisin sezonin e ri të Premierligës këtë fundjavë kundër Evertonit.























