16:40 / 14.08.2021
Premierliga nis me dhunë, huliganët sherr me karrige në mes të qytetit
Skena aspak të hijshme u regjistruan në prag të sfidës mes Manchester United dhe Leeds United, e vlefshme për javën e parë të Premier Ligës, e cila përfundoi me rezultatin 5-1 në favor të “djajve të kuq”.
Protagonistë para startit të kësaj përballje, ishin tifozët huliganë të të dyja skuadrave, të cilët u përleshën me karrige në rrugët e qytetit të Mançesterit.
Pamjet e dhunës, u bënë virale në rrjetet sociale, duke na kthyer kështu shumë vite pas, kur ligjin në futbollin anglez e bënin pikërisht huliganët.
Skenat e dhunës janë me të vërtetë të frikshëm, ndërkohë që tifozët godasin njëri-tjetrin me karrige dhe sende të tjera të rrezikshme.























