12:39 / 15.08.2021
Barcelona publikon listën, Manaj merr numrin e yllit brazilian
Marrin fund dilemat, Rei Manaj do të mbajë veshur fanellën me numrin 14 në sfidën e sotme ndaj Real Sosiedadit.
U aludua se mund të merrte edhe 10-tën e Leo Messit, por në fund shqiptarit i është besuar numri i brazilianit Philippe Coutinhos, i cili nuk do të jetë i gatshëm në sfidën e sotme, teksa është drejt largimit nga katalanasit. Zërat e fundit lidhen me një transferim në Serinë A te Lazio e Sarrit.
Barcelona ka publikuar edhe listën e futbollistëve të grumbulluar për sfidën e sotme, si dhe numrat përkatës që lojtarët do të mbajnë mbi shpinë.
Pritet me mjaft interes të shihet, nëse trajneri Koeman, do t’i besojë disa minuta Rei Manajt, për të bërë debutimin në La Liga.























