17:05 / 16.08.2021
Dukagjini përforcohet me Ermal Vitijën
Ermal Vitija është futbollisti më i ri i Dukagjinit. Ka qenë vetë klubi që ka njoftuar për marrëveshjen.
NJOFTIMI
Ermal Vitija i bashkohet Dukagjinit
KF Dukagjini ju njofton se edhe zyrtarisht ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e majtë, Ermal Vitija. Klubi ka gjetur akordin me futbollistin për edicionin e ardhshëm dhe tani e tutje futbollisti prishtinas do t’i mbrojë ngjyrat bardhegjelbër. Vitija i lindur më 28 janar 2001, në dy sezonet e kaluara ka luajtur te klubi i FC Prishtinës , ku pikërisht nën urdhrat e kryetrajnerit Dallku ishte angazhuar në ekipin e parë nga ekipi i juniorëve.
Ermalit i urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me klubin tonë.























