Prishtina përshëndetet me pesë futbollistë
Prishtina ka ndërprerë bashkëpunimin me Behar Maliqi, Alban Muçiqi, Gauthier Mankenda, Tun Bardhoku dhe Alban Shillova. Ka qenë vetë klubi që ka njoftuar për vendimin.
NJOFTIMI
Prishtina falenderon Maliqin, Muçiqin, Shillova, Mankendan dhe Bardhokun për kontributin e dhënë në klubin tonë
Klubi i futbollit Prishtina falenderon futbollistët Behar Maliqi, Alban Muçiqi, Gauthier Mankenda, Tun Bardhoku dhe Alban Shillova për profesionalizmin, sjelljen korrekte, sakrificën dhe kontributin e dhënë për ngjyrat e klubit tonë ndër vite.
Futbollistët në fjalë dhanë kontribut të pashoq për të nderuar fanellën bardhë e kaltër e me theks të veçantë në rikthimin e titullit kampion pas tetë viteve në Kryeqytet.
Kontigjentit të futbollistëve si Pefqeli, Gavazaj, Muça, Maliqi, Muçiqi, Mankenda, Shillova dhe Bardhoku, të cilët me skadimin e kontratave me FC Prishtina kanë zgjedhur destinacione tjera në karrierë si mbrenda dhe jashtë vendit, klubi i futbollit Prishtina ju dëshiron shumë fat dhe suksese të mëtutjeshme.
Faleminderit Kampiona























