Laporta konfirmon se klubi ka borxh rreth 1.2 miliardë euro
BKT
Sport

Laporta konfirmon se klubi ka borxh rreth 1.2 miliardë euro

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur për borxhet e shumta te katalunasit.

Barcelona ka humbur Lionel Messin si agjent të lirë, por situata qenka edhe më e rëndë dhe këtë e ka bërë të ditur presidenti i klubit, transmeton lajmi.net.

Laporta konfirmoi se klubi ka borxhe rreth 1.2 miliardë euro, derisa thotë se paratë janë shpenzuar keq.

“Shumë para janë shpenzuar në ndërmjetësues. Një person u pagua 8 milionë euro për të kërkuar lojtarë në Amerikën Jugore”, tha ai.

Ndërkohë, Pique zbriti pagën në mënyrë që transferimet e reja si Eric Garcia dhe Memphis Depay të regjistrohen në La Liga.