Messi dhe Mbappe ishin në të njëjtën skuadër në stërvitje te PSG
BKT
Sport

Messi dhe Mbappe ishin në të njëjtën skuadër në stërvitje te PSG

Lionel Messi aktualisht po kalon nëpër një para-sezon pas kalimit të tij në Paris Saint-Germain.

Ylli 34-vjeçar, i cili përfundoi një lëvizje mahnitëse në PSG javën e kaluar për shkak të situatës së rrezikshme financiare të Barcelonës, mungoi në fitoren e së shtunës 4-2 kundër Strasburgut.

Ai gjithashtu pritet të lihet jashtë ndeshjes të së premtes mbrëma kundër Brest, por pritet të bëjë debutimin e tij në udhëtim te Reims më 29 gusht.

Messi i është bashkuar një skuadre të mbushur me yje, duke përfshirë Neymar, Kylian Mbappe dhe nënshkrimin veror Sergio Ramos.

Messi ka marrë pjesë në sesionet e tij të para stërvitore me shokët e tij të rinj të skuadrës dhe tashmë po bën një përshtypje të madhe.

Fituesi gjashtë herë i Topit të Artë prodhoi disa momente tërheqëse gjatë seancës të së hënës, duke treguar nga afër lëvizjet e tij magjike./telegrafi