09:18 / 18.08.2021
Locatelli arrin në Torino për testet mjekësore
Mesfushori Manuel Locatelli ka arritur në Torino.
Juventus ka arritur marrëveshje me Sassuolon për Locatellin për rreth 35 milionë euro.
Së fundmi, italiani ka arritur në Torino, ku do kryejë testet mjekësore para kalimit te Juventus.
Aty është pritur nga shumë tifozë që kërkuan foto dhe autografe.
Ndërkohë, brenda 24 orëve pritet të bëhet gjithçka zyrtare.























