Aubameyang ndërron mendje
BKT
Sport

Aubameyang ndërron mendje

Aubameyang nuk do të shkojë askund, planifikon të qëndrojë.

Sipas Express Sport, Pierre-Emerick Aubameyang ka vendosur t’i injorojë thashethemet dhe është i përkushtuar te ‘Topçinjtë’.

Ka pasur diskutime për një transferim te Barcelona, por tani raportohet se kapiteni do të qëndrojë në Londër.

32-vjeçari është pjesë e Arsenalit që nga viti 2017. Deri sot, ai ka bërë 148 paraqitje, ka shënuar 85 gola, raporton GE.

Mikel Arteta e sheh Aubameyangun si lider të projektit që ka nisur që disa vite, por tani për tani nuk po i ecin punët mirë.