Sevilla e transferon sulmuesin e Wolves
BKT
Sport

Sevilla e transferon sulmuesin e Wolves

Skuadra e Sevillas ka arritur marrëveshje me ekipin e Wolves për transferimin e sulmuesit të talentuar, Rafa Mir.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari i njohur, Fabrizio Romano, transmeton Indeksonline.

Atletico Madrid ishte afër të transferonte por në fund hoqi dorë pasi po tenton Vlahovicin apo Matheus Cunha.

Rafa Mir mori vëmendjen e shumë skuadrave me performancat që pati në Olimpiadë me Kombëtaren e Spanjës.