Vllaznia prezanton Hakajn
BKT
Sport

Vllaznia prezanton Hakajn

Esin Hakaj është një fubtollist i Vllaznisë. Ish-mbrojtësi i Partizanit përfundoi përpara kohe aventurën e tij tek skuadra turke e Samsunsporit për t’u rikthyer sërish në Kategorinë Superiore dhe tek skuadra e vendlindjes së tij.

Lajmin e zyrtarizimit të mbrojtësit shkodran e ka bërë pikërisht klubi i Vllaznisë me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

ZYRTARE

Esin Hakaj është zyrtarisht pjesë e KF Vllaznia për sezonin e ri futbollistik. Ai ka firmosur kontratën me drejtuesit e klubit dhe është vënë menjëherë në dispozicion të stafit teknik.