Allegri: Ronaldo më tha se do të qëndrojë në Juventus
BKT
Sport

Allegri: Ronaldo më tha se do të qëndrojë në Juventus

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri në konferencë për shtypë para ndeshjes kundër Udineses, foli edhe për të ardhmen e Cristiano Ronaldos, ku i siguroi tifozët juventinë se portugezi nuk do të largohet nga klubi pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme për një largim të mundshme të tij.

Pyetje drejt trajnerit u ngritën për Ronaldon që nuk mori pjesë në miqësoren e fundit me Juventus U23, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.

“Ronaldo nuk luajti të enjten sepse po dilnim nga një ngarkesë e madhe stërvitore dhe unë i dhashë atij një gjysmë dite pushimi”, tha Allegri në konferencën e tij për shtyp.

“Ronaldo është një vlerë e shtuar për ne, sepse ai garanton një numër të madh golash. Natyrisht, ne gjithashtu duhet të punojmë si ekip për të nxjerrë më të mirën nga një individ”.

Trajneri u pyet në mënyrë specifike nëse Ronaldo kishte dhënë ndonjë ide se ku do të luante këtë sezon, mes zërave të vazhdueshëm.

“Ai gjithmonë ka stërvitur mirë, unë vetëm lexova thashethemet në gazeta. Ai kurrë nuk na tha se donte të largohej”, theksoi Allegri.

“Ronaldo më tha se do të qëndrojë në Juventus”.

Kontrata e tij aktuale me Bianconerët do të skadojë në qershor 2022 dhe asnjëra palë nuk duket e interesuar për një zgjatje.