Reali përgatit sulmin e fundit për Mbappen
BKT
Sport

Reali përgatit sulmin e fundit për Mbappen

Reali i Madridit, gati për sulmin e fundit për Kylian Mbappen.

Sipas prestigjiozes spanjolle “AS”, në ditët e fundit të merkatos verore klubi “merengues” do të bëjë një tjetër përpjekje për të bindur PSG-në që ta lërë talentit francez të transferohet në “Bernabeu”.

Një lëvizje e tillë do të kishte efekt domino, pasi do të t’i jepte mundësi Cristiano Ronaldos të zhvendosej në “Parc des Princes”, për të luajtur krah “yjeve” Neymar e Messi.

Në fakt, asgjë nuk po lëviz në kampin parizien, të gjithë janë të sigurt që Mbappe do të qëndrojë, por në Spanjë e mendojnë ndryshe. “Los Blancos” nuk do të heqin dorë dhe do të përpiqen ta blejnë para qershorit të ardhshëm, kur i përfundon kontratë.

Kjo do të thotë që Reali duhet të bëjë një ofertë joshëse, midis 130 dhe 170 milionë euro, në varësi të shpërblimeve dhe mënyrave të pagesës.

Shifra që në asnjë rast nuk e ngacmojnë Al-Khelaifin, ose të paktën kjo është ajo që duan të përcjellin nga Franca.