17:58 / 23.08.2021
Kosova në finale të Kampionatit Ballkanik U22 në të dy konkurrencat
Kombëtaret e Kosovës në Beach Volley U22 kanë siguruar finalet e kësaj gare.
Madje në konkurrencën e femrave dy ekipet do të jenë nga Kosova, raporton GE.
Ekipi i tretë i Kosovës në konkurencen e meshkujve që zuri vendin e tretë në garë U20, arriti të fitojë ndaj ekipit të dytë të Turqisë dhe kështu do të luajë në finale me ekipin e parë të Turqisë.























