22:05 / 23.08.2021
PSG “dorëzohet” për Mbappe-n, Neymar gjen zëvendësuesin
Paris Saint-Germain duket se ka pranuar humbjen në betejën e tyre për të mbajtur me çdo kusht Kylian Mbappen.
Sulmuesi francez ka injoruar edhe ofertën e fundit për të rinovuar kontratën e tij (për 5 vjet).
Marrëveshja aktuale e francezit skadon verën e ardhshme, që do të thotë se PSG mund ta humbasë atë falas pas 10 muajsh.
Në këto kushte, klubi i Ligue 1 po përgatitet për shitjen e mundshme të lojtarit.
Për rrjedhojë, PSG ka nisur të mendojë për zëvendësimin e Mbappe-s me Richarlison të Evertonit, që është i pari në listë, pas rekomandimit të drejtpërdrejtë nga Neymar.
Sipas RMC, PSG nuk ka marrë ende një ofertë nga Real Madridi për Mbappen.























