16:37 / 29.08.2021
Rashani pos asistit edhe shënon në Francë
Lojtari i kombëtares së Kosovës, Elbasasn Rashani, po konfirmon formën e jashtëzakonshme të tij.
Anësori kosovar po shkëlqen në skuadrën e re, Clermont, ku ka gjetur përsëri golin në ndeshjen e sotme, kundër Metz.
Gjithçka ndodhi në minutën e 58’, kur Rashani barazoi për 2:2, që është edhe rezultati aktual i ndeshjes, transmeton Periskopi.
Rashani pati merita edhe në golin e parë, kur dha asistim.
Kujtojmë se Elba është ftuar edhe kësaj radhe te kombëtarja dhe pritet të ketë edhe minutat në mungesë të Zenelit, Zhegrovës, por edhe Rashicës (ky i fundit vetëm në ndeshjen e parë).























