“Bomba” e ditës, Real Madrid fiton garën me PSG për Camavinga
BKT
Sport

“Bomba” e ditës, Real Madrid fiton garën me PSG për Camavinga

Real Madrid ka arritur të blejë një nga talentet më të mëdha të mesfushës.

Eduardo Camavinga është lojtari më i ri i Los Blancos dhe zyrtarizimi do vijë brenda pak orësh.

Lajmi është konfirmuar nga klubi i Rennes, që përmes një video tregon se gjithçka është mbyllur dhe madrilenët kanë fituar betejën me PSG për adoleshentin.

31 milionë euro shkojnë direkt në arkat e Rnnes, plus 9 të tjera në formë bonusesh. Vetë Camavinga ka firmosur deri në verën e vitit 2027.