21:32 / 31.08.2021
Ikën Griezmann, vjen Luuk de Jong
Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann është shumë pranë t’i bashkohet ish skuadrës, Atletico Madrid.
Katalunasit dhe “Los Rijoblancos” janë në negociata të avancuara dhe marrëveshja mund të arrihet së shpejti.
Kështu raporton, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, që zbulon se do jetë huazim me obligim blerje.
Ndërkohë, Barcelona ka gjetur edhe zëvendësuesin e francezit, bëhet fjalë për qendërsulmuesin e Sevillas, Luuk de Jong.
Marrëveshja e plotë me futbollistin është arritur dhe shumë shpejtë edhe marrëveshja mes dy klubeve mund të gjendet.























