23:12 / 31.08.2021
Ja sa njerëz e shikuan debutimin e Messit me PSG-n
Mbrëmja e djeshme ishte speciale për kampionatin francez të futbollit pasi Lionel Messi debutoi me fanellën e PSG-së në ndeshjen ndaj Reims për javën e 3-të të kampionatit.
Messi hyri në fushën në minutën e 66-të të takimit duke zënë vendin e shokut të skuadrës Neymar. Por vetëm prezenca e Messit ka thyer një rekord në Francë.
Ndeshja u ndoq në televizion nga më shumë se 10.5 milionë shikues, duke e bërë kështu ndeshjet më të ndjekur në histori të kampionatit francez.
Këto shifra flasin vetëm për Francën, pa përfshirë këtu tifozët në të gjithë botën.























