Shqipëria arrin fitore të madhe, mposht Hungarinë
Kombëtarja e Shqipërisë e ka mposhtur Hungarinë, me rezultat 1-0, sonte në ‘Elbasan Arena’ në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katar 2022’, raporton RTKLive.com.
Kuqezinjtë kanë arritur një fitore të madhe duke rritur gjasat në garën për të siguruar në vend që çon në Botërorin e ardhshëm.
Ballafaqimi mes Shqipërisë dhe Hungarisë, ka prodhuar një sfidë joshëse, të dominuar nga skuadra shqiptare.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, edhe pse rastet nuk munguan, sidomos nga e kuqezinjve.
Në fraksionin e dytë, futbollistët zhvilluan lojë mjaft të mirë, duke kërkuar vazhdimisht fitoren.
Goli i fitores erdhi pikërisht në finish të ndeshjes kur sulmuesi Armando Broja në minutën e 84’ me një super-gol ia siguroi pikët e plota Shqipërisë, e cila për herë të parë në historinë e skuadrës shqiptare mposht Hungarinë.
Pas kësaj fitore, Shqipëria ngjitet në pozitën e dytë me nëntë pikë, kurse, Hungaria renditet e dyta me dy pikë me pak. /RTKLive/























