Griezmann `zë` Platinin në renditjen e golleadorëve të Francës
BKT
Sport

Griezmann `zë` Platinin në renditjen e golleadorëve të Francës

Sulmuesi Antoine Griezmann ka barazuar legjendën Michel Platini në renditjen e gollashënuesve më të mirë në historinë e kombëtares franceze.

Me dy golat e shënuar në ndeshjen e sotme ndaj Finlandës, sulmuesi i Atletico Madridit pozicionohet i treti me 41 golla.

Sulmuesit i duhen edhe 10 golla  për të kaluar në vendin e parë si gollashënuesi më i mirë në histori, i cili mbahet nga Henry me 51 golla, ndjekur nga Giroud me 46.