16:54 / 10.09.2021
Arsenali s’heq dorë nga Conte
Arsenali nuk heq dorë nga Antonio Conte. Nisja katasrofike që i kanë bërë sezonit “topçinjtë” kanë detyruar drejtuesit e klubit të vihen në kërkim të një trajneri të ri për të zëvendësuar Mikel Artetën i cili është në prag shkarkimi.
Edhe pse firma me Conten është e vështirë me ish-trajnerin e Interit që kërkon të bëjë një vit pushim, drejtuesit e Arsenalit do të provojnë me të gjitha mënyrat për të bindur teknikun puljez të rikthehet në Premier League.























