Skandali thellohet, pas prokurorisë Sejdullah Mahmuti edhe në BKS
RTK ka zbuluar skandalin tjetër, ku Byroja e Sigurimeve të Kosovës, e cila drejtohet nga Sami Mazreku, ka punësuar në mënyrë të njëanshme dhe pa aprovimin e Bankës Qëndrore të Kosovës, të njejtin doktor nga Gjilani, Sejdullah Mahmuti, për të cilin ditë më pare mediumi kallxo.com raportoi se Prokuroria e Gjilanit ka angazhuar si ekspert mjeko-ligjorë kirurgun edhe pse i njejti ka aktakuzë të hapur në prokurori për trajtim të pandërgjegjshëm mjeksor, me pasojë vdekjen.
Qytetarë të zakonshëm të Republikës së Kosovës do ta kishin të pamundur të pranoheshin në punë, nëse ata do të hetoheshin për ndonjë vepër kriminale nga Prokuroria e vendit.
Secili institucion kërkon dëshmi nga aplikuesit se personi nuk është në hetime, por ligji nuk vlen për kirurgun nga Gjilani, Sejdullah Mahmuti, i cili edhe pse është nën hetime dhe ka aktakuzë të ngritur, jo vetëm që harton ekspertiza mjekoligjore, por është i punësuar në kundërshtim me ligjin dhe rregullat në Byron Kosovare të Sigurimeve.
Ditë më parë, mediumi kallxo.com raportoi për skandalin që është duke ndodhur në Prokurorin e Gjilanit, ndërsa skandali është thelluar edhe më tutje, pasi kirurgu gjilanas Sejdullah Mahmuti, është i punësuar pa aprovimin e Bankës Qendrore të Kosovës.
“ Prokuroria e Gjilanit ka angazhuar si ekspert mjekoligjor, kirurgun Sejdullah Mahmuti edhe pse i njëjti akuzohet për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.Mahmuti ka aktakuzë aktive dhe është duke u gjykuar në lidhje më rastin i cili sipas prokurorisë kishte ndodhur në janar të vitit 2015 kur ishte operuar tashmë e ndjera N. D. Aktakuza është ngritur nga Prokuroria e Ferizajt”, thuhet në shkrimin e publikuar ditë më pare në mediumin kallxo.com.
Ndërsa skandali është thelluar sepse rtklive ka zbuluar se prej shumë muajsh, kirurgu gjilanas Sejdullah Mahmuti, është punësuar në Byronë e Sigurimeve të Kosovës, në cilësinë e Mjekut Censor, pozitë për të cilën duhej të merrej aprovimi nga Banka Qendrore e Kosovës.
"Ju informojmë se Departamenti Për Licensim dhe Standardizim, nuk ka pranuar kërkesë për aprovim nga Byroja Kosovare e Sigurimit lidhur me personin në fjalë dhe rrjedhimisht i njejti nuk ka aprovim nga Banka Qendrore e Kosovës për të ushtruar pozitën e cekur”, tha përgjegjësi për informin në Bankën Qendrore të Kosovës, Kushtrim Ahmeti, pa sqaruar më tutje se si ka mundur të ndodhë kjo.
Në fakt, punësimin në pozitën e mjekut censor në Byron e Sigurimeve të Kosovës pa lejen paraprake të Bankës Qendrore të Kosovës, e ndalon shprehimit rregullorja e BQK në nenin 14, pikën 3, por pavarsisht kësaj, drejtori I BKS Sami Mazreku, e ka punësuar dhe vazhdon ti japë pagë prej mbi 2 mijë eurove në muaj kirurgut Sejdullah Mahmuti.
Vet Byroja e Sigurimeve të Kosovës nuk ka pranuar të përgjigjet për pyetjet që I janë dërguar prej gati një muaji lidhur me këtë rast të paparecedent më parë, ku institucioni mbikqyrës Banka Qendrore e Kosovës shpërfillet dhe injorohet në mënyrë kaq të hapur.
“Gjykata e ka fillu gjykimin, janë mbajtë katër seanca, janë duke u majtë, aktakuza nuk është e bazuar, unë jam njeri pa faj, po pse spo e pritni vendimin e gjykatës”, I ka deklaruar doktori Mahmuti mediumit kallxo.com I pyetur nëse i është kërkuar ndonjë vërtetim që nuk zhvillohet ndonjë procedurë gjyqësore para angazhimit si ekspert, i njëjti tha se një gjë e tillë nuk i është kërkuar.
“Çka ka lidhje hetimet, derisa unë jam i pafajshëm edhe s`ka ndonjë vendim të formës së prerë”, tha tutje Mahmuti.
Për më tepër drejtori ekzekutiv i BKS-se i ka punësuar Dr. Mahmutit edhe 4 familjarë të tij dhe atë djalin e tij, vëllaun, mbesen dhe nipin, të gjithe në BKS, lajm ky i raportuar muaj më parë në KTV.
Drejtori I BKS Sami Mazreku, që në momentet kur pati marrë pozitën e udhëheqësit, ju pati kërkuar të gjithë punëtorëve dëshmin që nuk janë nën hetime, document të cilin e kanë dorëzuar punëtorët, por për doktorin Sejdullah Mahmuti kjo kërkesë është anashkaluar.
/Altin Ahmeti/























