​PSG pa Messin, Neymarin
BKT
Sport

​PSG pa Messin, Neymarin

Sot do të zhvillohen dy ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së pestë të Ligës 1 të Francës.

Me fillim nga ora 17:00, gjigandi francez Paris Saint-Germain do të zhvillojë ndeshje kundër skuadrës së Clermont, kurse derbi do të jetë mes Monacos dhe Marseille, përcjell KosovaPress.

Sa i përket ndeshjeve të sotme, PSG do të ketë probleme me mungesa të lojtarëve kyç në skuadër si Lionel Messi, Neymar, Paredes, Di Maria, Ramos dhe Verratti.

Pas katër xhirove, tabelën e Ligës 1 të Francës e kryeson PSG me 12 pikë, dy më shumë se Angers që zë vendin e dytë, kurse Clermont dhe Lorient gjenden në pozitat tre, respektivisht katër në kuotën e njëjtë të pikëve, gjithsej tetë sosh.

Programin e plotë të ndeshjeve në Ligën 1 të Francës e gjeni më poshtë.

17:00 Paris Saint-Germain – Clermont (Stadiumi Parc des Princes)

21:00 Monaco – Marseille (Stadiumi Louis II)