17:12 / 11.09.2021
Rezultatet e tri ndeshjeve të Superligës së Kosovës pas pjesës së parë
Ka përfunduar pjesa e parë e tri ndeshjeve të Superligës së Kosovës që po zhvillohen në kuadër të xhiros së tretë të edicionit garues 2021/22.
Prishtina është duke pësuar disfatë me rezultat minimal 1-0 nga Drenica dhe golin e vetëm e ka realizuar Denisson, përcjellë KosovaPress.
Në Malishevë ende nuk ka gola në sfidën ndërmjet Malishevës dhe Dritës, ndërsa Ballkani është duke triumfuar ndaj Ulpianës më rezultat 1-0 me golin e realizuar nga Thaçi në minutën e pestë të ndeshjes.























